Ndonëse divorci i tyre tashmë është një fakt i kryer, duket se Kanye West ende nuk po e përtyp dot faktin që nuk do të jetë më pjesë e jetës së Kim Kardashian.

Përmes një statusi në rrjete sociale ai ka treguar se divorci është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë në jetën e njeriut.
Pasi “ia preu kokën” partnerit të Kim në videoklipin e ri, tani ndan me publikun se sa e shëmtuar është të ndahesh.
Reperi miliarder ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në “Instagram”, në të cilin e krahason divorcin me situatat më të këqija që mund t’i ndodhë një personi.

Ai e krahason divorcin me “Covid-19”, “të rrihet në qendër tregtare” apo si “frymëmarrje e rëndë”.
Ky postim vjen pak orë pas publikimit të klipit të ri.
Në klipin e këngës “Eazy”, një karikaturë që duket si partneri i ri i ish gruas së tij, Pete Davidson, rrëmbehet dhe i pritet koka.

Nga ana tjetër, sipas një burimi thuhet se Kim e ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj ‘për krijimin e një mjedisi të rrezikshëm për Pete Davidson”, përmes veprimeve të këtij të fundit.
© Panoramaplus.al

