20 Tetor, 2022

“Kanë shumë kapriço”/ Nga Rihanna deri tek motrat Hadid, stilistja shqiptare rrëfen eksperiencën e saj me yjet e ‘Hollywood’-it


Stilistja e njohur shqiptare, Dora Koka, ka folur së fundmi rreth experiences së saj me VIP-at e njohur në të gjithë botën.

Gjatë Javës së Modës në Milano, stilistja tregoi se ka veshur supermodelet dhe motrat Gigi dhe Bella Hadid. Ajo foli edhe për takimin me yjet, teksa theksoi se ato mbetën shumë të kënaqura nga puna e saj.

E ftuar në “Braking News”, Dora tregoi:

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur më dha shumë kënaqësi dhe krenari. Motrat Hadid ishin shumë të kënaqura”.

Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur dhe fustanin madhështroi që krijoi për Rihannën. Ndër të tjera Koka koka theksoi se më shumë ‘teka’ kanë personazhet që nuk janë shumë të njohur për publikun.

“Është shumë e lehtë, ndoshta duket e paarritshme por është shumë e lehtë. Për mua që kam pasur kontakt indirekt me këto personazhe ka qenë shumë e thjeshtë shumë natyrale.

Vipat e këtij niveli nuk kanë kapriço, më shumë kanë kapriço ato që janë të njohur shumë pak. Vipa-ve të këtij nivlei iu vjen shumë natyrale, janë shumë të thjeshtë, modestë”- u shpreh ajo.

Stilistja shqiptare ka veshur shumë prej emrave më të njohur të ‘Hollywood’-it si: Rihanna, Robin Williams çiftin John Legend dhe Chrissy Teigen, Letizia Casta, Bella dhe Gigi Hadid, Maria De Filipi apo Wanda Nara.

Prej 23 vitesh Dora ka fatin të punojë me markat mq tq njohura në tqë gjithë botën si: Givenchy”, ”Armani”, “Guçi”, ”Prada” dhe “Versace”.

© Panoramaplus.al