3 Nëntor, 2021

Kanë nisur një romancë? Ja çfarë po ndodh mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson


Kim Kardashian po kalon kohë me Pete Davidson, mirëpo shoqëria e tyre ka nxitur thashethemet se mund të jetë duke lindur një romancë.

kim kardashian (1)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe humoristi i “Saturday Night Live”, u panë duke mbajtur duart në Buena Park, Kaliforni, të premten, ku ishin bashkë me motrën e Kim, Kourtney-n dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.

Edhe pse një burim i mëparshëm tha se ata janë “thjesht miq”, sërish njerëzit nuk janë të bindur. Madje një tjetër burim për “People” shton se dy yjet “kanë kimi”.

kim kardashian (2)

Pete mund të jetë super simpatik dhe Kim-it i pëlqen vëmendja”,- tha burimi për “People”, duke shtuar se ata po “argëtohen së bashku”.

Burimi thotë gjithashtu se Kardashian po vazhdon jetën e saj që nga kërkesa për divorc nga Kanye West.

kim kardashian (1)

Ajo po argëtohet dhe po shijon jetën. Fokusi i saj është ende te fëmijët dhe puna, por mund të thuash se është gati të nisë një marrëdhënie. Ajo është shumë e lumtur dhe ndihet më mirë. E ka lënë pas martesën me Kanye-n,” -thotë burimi.

Sa i përket Davidson, Kardashian ndau një puthje në ekran me të në një skeç kur prezantoi “SNL” për herë të parë në fillim të këtij muaji.

kim kardashian (3)

© Panoramaplus.al