18 Mars, 2019

Kanë kaluar plot 11 vite, ja si dukej Ermal Fejzullahu si dhëndër (FOTO)


Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, mesa duket është ndjerë paksa nostalgjik dhe ka hapur albumin e vjetër të fotografive, atë të 11-viteve më parë.

Në “Instastory”, Ermali ka publikuar një ditë më parë du fotografi që i përkasin pikërisht vitit 2008, kohë kur ai i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren, Ariana.

Në këto fotografi, duket edhe ndryshimi i madh që Ermali ka pësuar në pamje gjatë këtyre viteve. Të paktë janë ata që e mbajnë mend se si është dukur në fillim të karrierës së tij këngëtari i njohur.

Ndonëse të rinj në moshë, Ariana dhe Ermali kanë edhe 3 fëmijë, dy vajza Buna e Era dhe një djalë që quhet Art.

Ermali gjithashtu ka publikuar edhe dy foto të fëmijëve të tij kur ishin të vegjël, Arti dhe Buna.

© Panoramaplus.al