20 Tetor, 2022

Kanë kaluar 10 vite nga hiti i tyre/ Çfarë i bëri bashkë Soni Malajn dhe Sinan Hoxhën?


10 vite pas hitit të tyre, këngëtarët shqiptarë Soni Malaj dhe Sinan Hoxha bëhen bashkë sërish.

Ata kanë bashkuar sërish forcat për të sjell një këngë së bashku, të  gjithë e mbajmë mend hitin e tyre ‘’Shukarije’’ që e sollën me videoklipin në vitin 2012. Soni Malaj në Instagramin e saj ka postuar foto me këngëtarin në studion ku po punojnë për këngën tyre të  re.

Pak kohë më parë këngëtarja në instgramin e saj ka hedhur një foto kur nuk ka munguar dhe komenti i ishbashkëshortit të saj. Duket se për artisten vitet jo vetëm kanë mbetur në vend, por ajo sa vjen dhe shfaqet gjithnjë e më në formë.

Në një postim të saj komplimentet kanë qenë nga më të shumtat në seksionin e komenteve nga ndjekësit, ku nuk ka munguar as komenti i ish-partneri të saj. Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku në pamje të parë vihen re format bombastike.

© Panoramaplus.al