Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Paloma, u eliminua nga gara gjatë televotimit të hapur për të gjithë banorët për shkak se kishin thyer rregullat e vëllait të madh.

Pas daljes, Paloma tha se kritiku më i madh i saj ka qenë i ati, i cili i mëshonte faktit që ajo nuk duhet të kishte qëndruar afër me Monikën, sepse aktorja e penalizoi. Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Paloma tregoi se si e kanë pritur njerëzit daljen e saj.
“Impakti i parë pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother’ kanë qenë njerëzit. Mesazhe të jashtëzakonshme, dashamirëse, njerëz që më përqafonin në rrugë, njerëz që ngriheshin nga lokali duke më puthur e duke më thënë pse ike, pse u largove… Nuk ka vlerësim më të madh sesa ti kur del mbas një izolimi gati një mujor, të prekësh gjithë përqafimet e munguara në atë periudhë.

E më vjen shumë keq që njerëz me profile fallco mundohen të degradojnë figurën e çdokujt aty brenda. E ti thuash dikujt, negative, e shpifur, pse nuk ja dhe dorën (Donaldit dhe Semit), thashethemexhie… Aktualiteti yt janë ata njerëz çfarë mund të bësh më shumë se të flasësh, sepse ajo është jeta ty brenda.
Më duket sikur është bërë një grupim nga pjesa e Donaldit, sepse profile me nga tre ose pesë folloëers-a mua më duket tendencioze. Të arrij tjetri në degjenerime, më duken njerëzit më pa nivel. Nuk mund të hedhësh baltë mbi figurën e njeriut. Jo çdo njeri në jetë mund ta duash, jo çdo njeri mund të jetë shoku yt, se pastaj fundja fundit nuk je më e sinqertë,- rrëfeu ajo.

Ndërkohë, kur u pyet se si e priti bashkëshorti dhe e bija në shtëpi, Paloma tha:
“Më pritën jashtëzakonisht shumë mirë. Andrea është bërë psikologu im në këto momente. Dje isha vërtetë shumë e ngarkuar, herë pas here doja të çlirohesha dhe më thoshte ‘Po ça ke? Pse je kaq e mërzitur? Pse je kaq e ngarkuar? Ne do jemi bashkë. Ti kalove një eksperiencë shumë të bukur në jetë. Falëndero Zotin që ishe pjesë e atij kasti dhe kalove momente të paharrueshme në jetën tënde.’
Ai nuk ishte i mërzitur me mua, absolutisht jo. Madje e përshëndes, sepse më ka qëndruar gjatë gjithë kohës shumë pranë, po mundohet që të më përshtasë me realitetin. Dje më tha ‘Hajde ikim në Durrës, hamë një drekë bashkë, të shohësh pak detin. Po përkushtohet jashtëzakonisht shumë. Mesa duket është bërë më e fortë marrëdhënia”.


