Këngëtari i njohur Olsi Bylyku dhe ish-partnerja e tij Egli Tako ishin një ndër çiftet më të komentuara nga publiku për disa javë me rradhë.

Ishte vetë artistiti që dy muaj më parë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” iu dha fund aludimeve dhe konfirmoi ndarjen nga e dashura, ndërsa u shpreh se i mungon por ajo ishte zgjedhja më e mirë për të dy sepse për herë të parë ata zgjodhën ta duan më shumë veten e tyre.
Mirëpo së fundmi Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur atë se a i mungon këngëtari, teksa ajo u shpreh se largimi i tij i ka lënë një boshllëk.
Ndër të tjera këngëtarja tha se ajo ka zgjedhur që të falë, të heshtë dhe të eçin përpara.
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që perçepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli ndër të tjera.

© Panoramaplus.al

