Ka pak ditë që është shkëputur nga rrjetet sociale, por moderatorja e njohur Luana Vjollca ka njoftuar fansat e saj të shumë se do të shkëputet për pak kohë edhe nga televizioni.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndalim… Kam nevojë të pushoj. Do të më marr malli shumë për dashurinë tuaj”, shkruan Luana në një postim në “Instastory”.

Por mesa duket e gjithë kjo ishte një shaka me rastin e 1 prillit, që ndryshe njihet edhe si “Dita e gënjeshtrave”.
Fansat u trishtuan nga ky njoftim i saj, e i kanë shkruar menjëherë mesazhe që i tregojnë sesa e duan dhe se do ju mungojë.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrën komplet!! Kështu që po ju tregoj që as nuk e kam mend të ndalem. Jam e bekuar që ju kam!!! Ideja për këtë ishte e Blerina Rugovës. Gëzuar 1 Prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla të më kujtoni sa shumë dashuri kam. Nuk heq dorë kurrë sa t’iu kem ju”, shkruan Luana në një tjetër postim në “Instastory”, ku publikon edhe mesazhet e ndjekësve të saj.


