2 Mars, 2022

“Kam treguar versionin tim”-Arjola Demiri rrëfen raportin me ish-bashkëshortin: Unë kam kërkuar që të ishim…


Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi për jetën e saj private dhe raportin me sih-bashkëshortin e saj.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ajo u pyet në lidhje me deklaratat që ka dhënë brenda BBVIP për historinë e jetës së saj. Ndër të tjera ajo foli edhe për raportin actual me ish-bashkëshortin e saj.

“Jam një vajzë shumë e sinqertë. Në BBV kam minimizuar historinë e jetës time. Të gjithë nuk e kuptojnë sinqeritetin dhe fakti që më dhemb më shumë është që është marrë sikur unë e kam thënë për viktimizim. Ndërkohë unë e kam ythënë si një mënyrë për të mësuar shumë vajza, shumë gra që të frymëzohen.

Jo, nuk kam pasur pasoja. Deri në këtë moment që po flasim jo. Është eksperienca ime, e kam jetuar unë dhe në qoftë se unë do kisha shtuar, trilluar apo do kisha shpifur ndonjë gjë që s’është sigurisht që kjo do sillte problem. Përderisa kjo është historia ime, kushdo që të kishte qenë partneri im apo sido që të ketë qenë lidhja ime, e kam jetuar unë. Kur nisesh nga një histori ka dy anë të medaljes është e imja dhe e tjetrit. Unë kam treguar anën time të medaljes sepse atë më takon të tregoj. Nga eksperienca ime post-divorc unë kam kërkuar që të ishim për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie.”, tha aktorja.

Gjithashtu ajo foli për eksperiencën e saj në reality-show ku veçoi edhe një rast për të cilin është penduar për mënyrën se si ka vepruar.

“Jam në një fazë psikofizike me 360 në orë. Jam duke rimbledhur veten pas daljes.  Mendoja që dalja do ishte shumë më e lehtë. Unë besoj që është pak traumatike. Më rënduan disa informacione që kishin lidhje me Adrianën, se çfarë i kishte ndoshur Adrianës. Kisha një pagjumësi të theksuar. Ka pasur situata për të cilat jam penduar. Një nga situatat ka qenë me Semin, Duke qenë se ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin dhe i vetmi pishman është jo se e kam gjykuar Semin por ndoshta duhet t’i isha bërë krah.”

 

 

 

 

© Panoramaplus.al