Moderatorja Kiara Tito ka folur si rrallë herë rreth jetës së saj private dhe lidhjeve të dashurisë.

E ftuar në ‘Ftesë në 5’, prezantuesja tregoi se ka qenë vetëm njëherë e dashuruar dhe theksoi se ajo vjen në forma të ndryshme.
“Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca. Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashuroj njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta. Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, tha Kiara.

Kujtojmë se moderatorja është përfolur edhe për një lidhje disavjeçare me këngëtarin, Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se kanë qenë bashkë, por fotot e shkrepura asokohe nga paparacët kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu, Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

Megjithatë vitin e kaluar Kiara deklaroi publikisht se historia e saj e dashurisë ka marrë fund dhe ajo është beqare. E ftuar disa kohë më parë në ‘Goca dhe gra’ Kiara u pyet nëse do t’i jepte një mundësi ish të dashurit nëse do ti kërkonte një rikthim.
“Do ta rimendoja rikthimin”– tha Kiara Tito, e cila duke folur për ish të dashurit e saj zbuloi se edhe ka tentuar të krijojë shoqëri me njërin nga ata.

“Me një nga ishat e mi, tentova që të kisha shoqëri sepse vjen një pikë që mbyllen disa gjëra dhe hapet një eksperiencë e re, kanë ndryshuar shumë gjëra e s’ke më ndjenja. Por ne momentin që del e takon ose flet, tjetri edhe mund ta marrë si sinjal dhe nuk e pret mirë pjesën që mund ta kesh shok.”– tregoi Kiara.


