6 Qershor, 2022

“Kam qenë rebele, djemtë më kishin shumë frikë”- Arjola Demiri flet për fëmijërinë dhe jetën private: Akoma s’kam gjetur një burrë të…


Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi rreth fëmijërisë së saj dhe jetës private.

Teksa ishte e ftuar në “Në kurthin e Pter Pan” Arjola rrëfeu se në fëmijërinë e saj djemtë kanë pasur frikë nga ajo, duke shtuar se ka qenë një vajzë rebele që bënte prapësira.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë praprësira. Më kishin shumë, shumë frikë.” – tha Arjola. 

Duke vënë në dukje fizikun e saj, një nga fëmijët e “Piter Pan” ishte kureshtar nëse Arjola ka pasur në jetën e saj një mashkull më të gjatë se vetja.

“Ata që më propozojnë mua kanë qenë gjithmonë ose gjatësia ime ose më të shkurtër se mua. Akoma s’kam gjetur një burrë më të gjatë se vetja. Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket.”– tha Arjola.  

Ndërkohë ajo iu përgjigj edhe asaj që e quan “pyetja 1 milion dollarëshe”, që ka të bëjë me shtëpinë që iu dhurua ndërsa ishte ende pjesë e BBV.

“Të gjithë mamat kanë qarë kur unë e mora. E kam marrë është në ndërtim se kjo është pyetje 1 milion dollarëshe. Hap sytë, Alesja: O mamai kur do ikim te shtëpia. Hap instagramin: O Arjola kur do e marrësh shtëpinë. Vitin tjetër do futem në shtëpi”– tha ajo.

© Panoramaplus.al