9 Tetor, 2021

“Kam qenë në paraburgim, sepse…”/ Sabiani rrëfen eksperiencën e keqe që ka kaluar më parë


Këngëtari Sabiani zbuloi sot se vite më parë ka qëndruar në paraburgim. Në një bisedë me Elhaid Cufin, një nga banorët e “Big Brother VIP”, artisti tha se arsyeja ishte mungesa e dokumenteve për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

sabiani (3)

Gjatë kohës që Elhaidi dhe Semi Jaupaj po kryenin dënimin e javës duke bluar kafe, këngëtari tha:

Më kapën pa dokumenta. Qëndrova gati 28 ditë në paraburgim. S’kishte vende në paraburgime, na çuan në një (ndërtesë) 15-katëshe. Na lanë bashkë në një dhomë. Ishte një moment që u ktheva për në Shqipëri unë, ika prej asaj familjes që na mbante, që rrinim atje në Greqi”.

Nga ana tjetër, edhe Elhaidi zbuloi se ka qenë izoluar në paraburgim, por vetëm si dëshmitar dhe aty ka qëndruar jo më shumë se 3 apo 4 orë.

sabiani keisi medini (9)

Sabiani deklaroi ditën që hyri në shtëpinë e madhe se dëshironte që aty brenda të kishte vajza të bukura. Pas kësaj deklarate, vajza e tij, Keisi Medini reagoi në rrjete sociale.

Modelja seksi publikoi video të babait të saj, krahas së cilave shkroi: “Mbreti im”, shoqëruar edhe me një emoji zemre të kuqe.

© Panoramaplus.al