Vendoset paqja mes çiftit të shumë folur Beatrix dhe Donald. Këngëtarja u fut në shtëpi për të surprizuar të dashurin e saj Donald Veshaj.

Duket se në pak sekonda çifti është sqaruar, duke u puthur në buzë, çfarë solli edhe reagime të shumta në sallë. “Rëndësi ka që je këtu. Kam qenë me ty çdo hap, shpirti im është me ty. Ti më shumë se askush ke treguar veten tënde nga fillimi deri në fund.
Ke qenë më i vërteti, më guximtari”, tha Beatrix. Ndërkohë Donaldi fillimisht u shpreh me shaka se nuk ishte shumë i sigurt që do ta takonte. Kujtojmë se prej më shumë se 1 jave çifti kishte hasur në vështirësitë e para edhe pse të ndarë.
© Panoramaplus.al

