Babai i moderatores Einxhel Shkira, Myzafer Shkira, ka folur së fundmi në një intervistë në lidhje me rrugëtimin e vajzës së tij në “BBVIP” dhe lidhjen e saj brenda shtëpisë me Dj Dagz.

Gjatë intervistës në “Shqipëria Live”, Shkira u pyet nëse e ka takuar të dashurin e vajzës së tij, Dj Dagz. Në përgjigjen e tij baba ii moderatores u duk mjaft i prerë dhe habiti me deklaratën e tij ku tha se lidhjen e tyre e ka parë si “diçka brenda lojës”.
Biseda:
Pyetje: E ke takuar Dj Dag?
Babai i Einxhel: Jo, unë e kam parë si nëj gjë që është brënda përbrënda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye personale domethënë…
Pyetje: Por do ta takosh pasi të dalë?
Babai i Einxhel: Unë do takoj Einxhel!
Pyetje: Po Einxhel s’diskutohet, por Dj Dagz?
Babai i Einxhel: Do ta takoj siç takova Monikën!
Pyetje: Jo si të dashurin e Einxhel?
Babai i Einxhel: S’kam asnjë gjë zyrtare

Ndër të tjera ai tha se nuk ka qenë asnjëherë dakord me hyrjen e Einxhel në BBV dhe se vazhdon të jetë i këtij mendimi. Megjithatë ai shtoi se nuk është zhgënjyer nga ajo dhe se e ka mbështur kauzën për të cilën ajo ka hyrë:
“Të them të drejtën e parashikoja gjithë rrugën që do bënte Einxhel nga kur hyri deri sot. Duke i njohur tempermanetin karakterin ngulmimin, e dija që nuk do më zgënjente. Kishte merakun e pjesës jashtë skenës jo brenda skenës. Kam qenë kundër (hyrje së saj), edhe tani jam kundër. Për disa arsyet e mia që janë të pikëpamjeve të ndryshme dhe e dyta sepse do të ndërpiste një rrugëtim që kishte marrë në një drejtim tjetër. Shëputja të bën një tërheqje. E vetmja gjë që më mbante bashkë me Einxhel brenda është ajo për të cilën kishte hyrë.”




