Aktori i njohur Donald Veshaj ka zbuluar edhe një herë tjetër, një pjesë të karakterit të tij, në raportet intime me femrat.

Donaldi pranon se ai është shumë xheloz kur është në një lidhje me një vajzë.
Së fundmi, aktori ka treguar në shtëpinë e Bg Brother VIP një nga historitë e tij të adoleshencës.
Për shkak të xhelozisë, ai madje tha se ka përfunduar edhe në Polici.

Donald Veshaj tregoi për banorët eksperiencën e tij gjatë kohës kur ishte gjimnazist, ku ai ndiente për një vajzë që ishte në një lidhje.
Ai tha se vajza e la të dashurin që kishte për të dhe nisën një lidhje së bashku.
Por këtë vajzë, e ndiqte një person me makinë dhe kur Donaldi e vuri re, u përlesh me djalin që bezdiste ish-të dashurën e tij.
“Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq. Por kam qenë shumë xheloz, i sëmurë fare”, u shpreh Donaldi, i cili tani është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.
Më herët, aktori Donald Veshaj ka qenë në një lidhje dashurie me moderatoren e njohur Bora Zemani, për të cilën kur ka dhënë intervista pas ndarjes, ka lënë të kuptohet se shkak ishte bërë xhelozia dhe mungesa e vëmendjes.
Ja çfarë ka thënë Donaldi në një intervistë disa kohë më parë për ndarjen nga Bora dhe xhelozinë:

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.
Pyetje: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…Domethënë që është natyrë shumë posesive.
Donaldi: Për gjërat e mia po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)
Pyetje: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?
Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Pyetje: Ti doje më shumë vëmendje?
Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.
© Panoramaplus.al
