Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë së fundmi, se divorci me ish-bashkëshortin e saj Brandon Blackstock e lëndoi shumë.

“Që të jems super e sinqertë, s’e kam përballuar mirë divorcin tim. Nuk e di sesi njerëzit e kalojnë diçka të tillë, sepse nuk mund të them se unë e kalova shumë mirë”,– u shpreh fillimisht moderatorja.
Clarkson tregoi se qau aq shumë sa nuk mund të fliste. Për mënyrën e përballimit të kësaj ngjarjeje, ajo fajësoi “zakonet e pashëndetshme” që kishte përftuar gjatë martesës, dhe me këtë ajo la të kuptohet se vendosi nevojat e ish-bashkëshortit para të vetave.
“Kjo s’më shërbeu shumë mirë. Ka shumë zakone të pashëndetshme në një lidhje, të cilat ti i mendon si zakone që s’i ke vënë re më parë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja e hitit “Stronger”, u divorcua nga ish-bashkëshorti në qershor të vitit 2020. Ajo dhe Brandon kanë qenë të martuar prej 7 vitesh dhe janë prindërit e dy fëmijëve, River Rose 9 vjeç dhe Remington 7 vjeç dhe prej kohësh u përfshinë në një betejë ligjore për kujdestarinë e tyre, të cilën sot e gëzojnë që të dy.


