9 Nëntor, 2021

“Kam prova të tjera për…”/ E akuzoi për dhunë, ish-i dashuri i 25-vjeçares reagon për herë të fundit pas daljes nga “Për’puthen”: Ja pse i bëra inçizimet


Hysen Ramaj, ish-i dashuri i Alvisa Qarrit, zbuloi publikisht se konkurrentja e “Për’puthen” i ka mashtruar të gjithë. Ai tha se Alvisa kishte rëndë dakord me të që në fillim, që do të hynte në programin e dashurisë për të fituar më shumë famë, por jo për të krijuar lidhje me një nga djemtë.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (3)

Hyseni tha se vendosi të tregojë të vërtetën e lidhjes me Alvisën, për shkak se e kishte kapur atë mat në shtëpinë e Bashkim Saitit, më të cilin ka realizuar disa takime gjatë rrugëtimit të saj në “Për’puthen”.

Ramaj tha se Alvisa ka fjetur dy netë në shtëpinë e Bashkimit dhe tradhtinë nuk e falte dot. Për këtë arsye kishte vendosur të bënte publike të gjitha incizimet ku Qarri i thonte se aty kishte hyrë vetëm për lojë, duke shtuar se nuk ishte vetvetja para kamerave.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (9)

Ditën e djeshme, pasi Alvisa zbuloi në “Prime” se është abuzuar fizikisht dhe është kërcënuar nga Ramaj, shumica e konkurrentëve u kthyen në krahtë saj dhe shfaqën mbështetjen.

Një prej tyre ishte edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili kërkoi falje për “shpërthimin” që pati gjatë asaj nate kundrejt Alvisës. Mirëpo, këto reagime nuk i kanë pëlqyer aspak Hysenit, i cili vendosi të reagojë sërish me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (4)

Sot skenari i produksionit ka arrit kulmin! Si mund të arri t’i kthejë kundra dhe gjoja ‘janë bërë pishman’ konkurrentët që të shtunën më kuptuan dhe e vërtetuan të vërtetën. Ah medet kur shikoj disa mbeturina që duan të përfitojnë nga situata duke na bërë si shumë të prekur dhe të ndjeshëm, ata që nuk më kuptojnë ju uroj që në të ardhmen tuaj ishalla ju bie një e/i dashur që papritur ta kapni në mes të natës me dikë tjetër dhe të shikojmë si do veproni ju.

Sa për dhunënë, mos u kapni kot se nuk ekziston dhe s’ka ekzistuar kurrë dhuna te mua dhe te familja ime, flisni për të vërtetën, jo për gënjeshtrën. Inçizimet i kam bërë, sepse s’po kisha më besim te personi që kisha në krah, mesa duket fama i kishte rritur mendjen dhe e ndjeja që do vinte një ditë dhe do më flakte ashtu si më flaku.

Ky ishte reagimi i fundit mbi këtë situatë, por prova kam më shumë mbi dhunën dhe mbi gjithçka tjetër.”, shkroi Hyseni.

alvisa hysen

alvisa qarri, hyseni, bashkimi (8) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (1) alvisa qarri (8) alvisa qarri (7) alvisa qarri, hyseni, bashkimi (2) alvisa qarri (2) alvisa qarri (1) alvisa qarri, iriada shahollari (13) alvisa qarri, iriada shahollari (8)

© Panoramaplus.al