Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit tatuazhin e saj të parë.

Në një postim në Instagram, Fjoralba zbuloi se ka gdhendur në trupin e saj shprehjen “Sad birds still sing (zogjtë e trishtuar ende këndojnë)”, duke sqaruar se ky tatuazh i përket periudhës më sfilitëse shpirtërisht për të.
“Tatuazhi im i parë! Si për të përjetësuar në trupin tim, periudhën më sfilitëse shpirtërisht por njëkohësisht dhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike, kyçur në lëkure, që do më shoqëroje e formësoje sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet e saj të errëta dhe të ndritshme”- shkruan Fjoralba.

Fjoralba ka kaluar një periudhë të vështirë pasi humbi nënën e saj pak kohë më parë. Megjithatë, ka vendosur që këtë humbje ta ruaj për vete dhe mos të flasë as në intervista as në rrjetet sociale. Por fakti që ajo po vazhdon jetën normalisht, siç duhet, dhe shfaqet e buzëqeshur nuk do të thotë se nuk kalon momente të vështira.
“Si mund të jesh kaq fresk? Dukesh shumë stress free, pa halle, gjithmonë e qeshur?”– i shkruan dikush të cilit Fjoralba i është përgjigjur: “Pa stres c’e pyet por asnjëherë e dorëzuar. Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe po do buzëqesh sa të kem jetë edhe në trishtim, edhe në sëmundje. Fakti që mua, ndryshe nga dikush tjetër, më është dhënë mundësia për të jetuar më jep forcë dhe kurajo që të gjej të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër.”


