3 Nëntor, 2021

“Kam pasur vuajtje, bërryla dhe lodhje”- Oriola Marashi rrëfen karrierën si modele dhe sfidat që është përballur: S’kam pasur mbështetjen e askujt


Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare dhe ka arritur të punojë edhe me marka ndërkombëtare.

oriola marashi (2)

Zeshkania seksi ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të, që të bëhej modele e Guess, madje është përballur me bërryla dhe ka pasur shumë vuajtje e lodhje.

Por Oriola Marashi thekson se nuk është dorëzuar përballë këtyre sfidave, duke shtuar “jam shembulli konkret”.

oriola marashi (1)

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, teksa u pyet ‘a mirëpaguhet modelingu në Shqipëri”, ajo u shpreh se “nuk qahet”, ndërsa theksoi se “se është një vajzë që ia ka dalë e vetme, pa mbështetjen e askujt”.

oriola marashi (6)

“Nuk mund të qahem. Unë kam standardin tim dhe me brande-t që kam punuar në Shqipëri para se të arrija të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë.

Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe bërryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh modelja.

/Panoramaplus.al

oriola marashi (5)oriola marashi (8)oriola marashi (8)oriola marashi (2)oriola marashi (4)oriola marashi (9)oriola marashi (5)oriola marashi (6)oriola marashi (10)oriola marashi (7)oriola marashi (3)oriola marashi (4)oriola marashi (9)oriola marashi (1)oriola marashi (11)oriola marashi (12)oriola marashi (10)oriola marashi (11)oriola marashi (12)oriola marashi (9)oriola marashi (3)oriola marashi (6)oriola marashi (8)oriola marashi (1)oriola marashi (1)oriola marashi (9)oriola marashi (8)oriola marashi (1)oriola marashi (3)oriola marashi (2)oriola marashi (4)oriola marashi (5)oriola marashi (4)

© Panoramaplus.al