1 Nëntor, 2021

“Kam pasur një histori dashurie me një nga vajzat”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” bën deklaratën e papritur: Po ta merrnin vesh…


Bajo Qamo u përjashtua nga programi i dashurisë “Për’puthen” për shkak të përfshirjes në zënkën e Hysen Ramajt dhe Bruno Shemshos. Pavarësisht transmetimit të pamjeve të sherrit që ndodhi mes djemve disa puntata më parë, Bajo reagoi në llogarinë e tij në Instagram, për të treguar të vërtetën e tij.

perputhen, bajo qamo

Sipas 23-vjeçarit, ai nuk e ka nxitur më shumë sherrin mes dy të rinjve, por është përfshirë për t’i ndarë ata. Gjithashtu, Bajo tha se nuk është e vërtetë që e kanë përjashtuar, por ka qenë ai që ka kërkuar të largohet nga programi. Pas kësaj, Qamo publikoi edhe bisedat me një nga pjesëtaret e stafit të “Për’puthen”, ku shihej se një ditë përpara regjistrimit të “Prime-t” i kishte kërkuar të dilte nga aty.

bajo qamo1

Në një intervistë për “Expuls”, Qamo zbuloi edhe një tjetër detaj. Ish-konkurrenti tha se ka qenë në një lidhje dashurie me një nga vajzat e “Për’puthen 2”, por nuk e zbuloi emrin e saj. Vajzat që morën pjesë në këtë program sezonin e kaluar ishin Sindi Loci, Ledjana Prenga, Shqipe Hysenaj, Tea Trifoni, Ana Kauri, Ana Lleshi, Melisa Lleshi, Antonela Berisha.

Mes gjithë këtyre emrave, Qamo tha në formë të prerë se me Sindin dhe me Shqipen nuk ka pasur asgjë.

bajo qamo

Kam pasur një histori me një prej vajzave aty, histori dashurie. E kam respektuar shumë. Nëse do e thoja aty te programi i ‘Për’puthen’, kush e di çfarë do bënte Olsa (autorja e programit)! Po ta kisha thënë këtë, Olsa do më thoshte ‘Ti më duhesh mua!’. Dy javët e para që ka qenë ‘Për’puthen’, unë kam qenë me atë. Pasi mbaroi ‘Për’puthen 2’ ne u bëmë bashkë”,- rrëfeu Bajo Qamo.

Gjatë qëndrimit në spektakël, Bajo realizoi disa takime me Iriada Shahollarin, për të cilën u shpreh se sot gëzon vetëm respekt dhe se nuk kanë asgjë më shumë me njëri-tjetrin.

iriada shahollari (3) iriada shahollari (2)

© Panoramaplus.al