1 Shtator, 2020

“Kam parë vdekjen me sy dhe jam gjallë”- Stresi reflekton për jetën: Për të mundur ligësinë ndonjëherë …


Stresi është një ndër reperët më të njohur në Shqipëri dhe është mjaft i komentuar për jetën e tij personale.

Së fundmi, ai ka bërë një reflektim për jetën duke treguar vështirësitë që është përballur.

Duke falënderuar fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë kësaj kohe, ai u shpreh se pavarësisht gjërave të këqija që i kanë ndodhur në jetë nuk është rrëzuar por ka arritur që ecë përpara.

Stresi tha se për të mundur ligësinë nuk mjafton të jesh i mirë, megjithatë ai ka arritur që ta mposhtë.

Ndërsa thekson se ka parë vdekjen me sy por ia ka dalë mbanë që të mbijetojë.

Postimi i plotë:

Ndonjëherë nuk mjafton te jesh veç i mirë për të mundur ligësinë! Gjithsesi e keqja te lodh por unë ja kam dale ta mund atë përherë! 

Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive etj! Kam pare vdekjen me sy e jam gjalle, jam burgosur aty kam gjetur miq e armiqtë i kam kthyer në miq të mire, kam humbur beteja por asnjëherë luftën, kam humbur njerëz të shpirtit, jam rrëzuar e ngritur gjithnjë më i fortë…! 

Të gjitha këto kanë bërë që zemra ime të rrahë me fort e të pulsojë veç dashni për ju qe me doni e suportoni përherë njësoj! 

Për të tjerët e dine vete, kam veç keqardhje për ju! Zoti u dashtë e u faltë!

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al