27 Dhjetor, 2018

“Kam një problem me makinën, dua një…”, dëshirat e VIP-ave shqiptarë që kanë për vitin 2019


Babagjyshi është personazhi që merr gjithë vëmendjen në këto ditë festash. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që e dinë se Babagjyshi nuk ekziston, përfshihen nga atmosfera festive dhe i drejtohen atij për dhuratat që duan për vitin e ardhshëm.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, të ftuarit zbuluan dhuratat që kanë marrë apo dhuruar gjatë festave. Gjithashtu, ata shkruan edhe nga një kartolinë për Babagjyshin, duke i kërkuar që t’u plotësonin dëshirat që kishin për vitin 2019.

Në fund të bisedës, Eraldo Rexho, Jonida Maliqi, Juliana Pasha, Devis Xherahu, Dasara Karaiskaj, Marsela Çibukaj kanë treguar dëshirat e tyre për Babagjyshin.

“Dua të iki nga Shqipëria dhe të kem një kontratë pune në SHBA. Të iki ta provoj Amerikën”, ka qenë dëshira e gazetarit të njohur të showbizz-it, Eraldo Rexho, kurse Dasara Karaiskaj u shpreh: “Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të dhjetorit uroj shumë që ky vend që ka problem me çdo gjë dhe sinqerisht nuk mendoj se ky vend do bëhet… uroj vërtet më të mirën sepse po rrisim fëmijët këtu, Uroj më të mirën për Shqipërinë!”.

Nga ana tjetër, Devis Xherahu ka bërë një premtim publik: “Jam lodhur shumë nga mosqenia pranë në familje për fundvit. E premtoj publikisht: Në 2019-ën, nuk do jem asgjëkundi në fundvit… vetëm krah familjes!”.

“Kërkoj një fuoristradë meqë kam një veturë. E di që duket shumë. vanitoze por pata një problem me makinën time që e kisha prej 8 vitesh. Tani kam një veturë që ndihem si e groposur. E shpreha dëshirë se ndonjë klering, ndonjë gjë…”, tha me humor Jonida.

© Panoramaplus.al