Këngëtari Ed Sheeran ka zbuluar se disa kohë më parë mendonte se ishte homoseskual, pasi kishte dyshime për orientimin e tij seksual. Artisti është i martuar me një vajzë, të cilën e ka njohur që nga fëmijëria, Cherry Seaborn. Çifti janë prindër të një vajze, e cila quhet Lyra dhe është 15-muajshe.

Megjithatë, sipas “The Independent”, Ed pranoi se më parë ishte i bindur se tërhiqej seksualisht më shumë nga meshkujt, pasi i pëlqenin të ashtuquajturat ‘aktivitete femërore’, siç janë ndjekja e muzikaleve dhe dëgjimi i muzikës pop.
Gjatë kohës që fliste në podkastin holandez “Man”, këngëtari tha: “Unë kam një anë femërore deri në atë pikë sa kur isha fëmijë, për pak mendova se isha homoseksual. Patjetër që e kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears. Ana ime mashkullore ndoshta del në pah kur konsumoj birrë dhe ndjek futbollin. Unë nuk jam ai djali që pëlqen makinat. Më pëlqen të kem një makinë të bukur, por nuk jam djalë makinash.”.

Kjo është hera e parë që Ed ka zbuluar publikisht dyshimet që ka pasur më parë për orientimin e tij seksual. Gjatë bisedës, Ed dha edhe një këshillë për krijimin e një familjeje. Ai u tha drejtuesve të podkastit që të mos prisnin shumë gjatë për t’u bërë prindër, pasi ai dhe Cherry kaluan shumë vështirësi derisa më në fund partnerja e tij mbeti shtatzënë.
Ata u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht të vitit 2020, me ardhjen në jetë të Lyra-s, vetëm dy vite pasi u martuan në fshehtësi dhe larg syrit të medias.


