11 Gusht, 2021

“Kam nevojë të marr frymë”- Me maskë oksigjeni dhe e shtrirë në spital, Fifi shqetëson fansat për gjendjen e saj shëndetësore


Fifi ka shqetësuar të gjithë fansat e saj mbrëmjen e djeshme, pasi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video nga spitali. Këngëtarja shihet e shtrirë dhe me maskë oksigjeni në hundë, që e ndihmon të marrë frymë.

Dua zërin tim mbrapsht, kam nevojë të marr frymë”, shkroi artistja krahas postimit në Instastory.

Në një postim të mëparshëm, Fifi zbuloi bisedat me një nga mikeshat e saj. Mes mesazheve që kishin shkëmbyer, ishte edhe “Super tapë shoqja”. Më pas Fifi i ka shkruar se këto mesazhe do t’i publikojë në Instagram-in e saj e për më tepër do ta etiketojë atë.

Kjo ka bërë që fansat të dyshojnë se gjëndja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar për shkak të alkoolit, por ende nuk dihet asgjë. Këto skena mund të jenë edhe pjesë e ndonjë videoklipi të saj, prandaj mbetet vetëm të presim për të zbuluar më shumë detaje.

Muajin e kaluar gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Fifi u pyet: “A e ke dikë në jetën tënde përveç familjes dhe shoqërisë që e do dhe do e duash gjithë jetën.”

Fifi u përgjigj se e ka një mashkull “të preferuar”, të cilin do e dojë gjithmonë.

“Po e kam një mashkull të preferuar që e kam dashur dje, e dua sot dhe do e dua nesër,”- shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se ndjenjat e saj për “Straçiatella” nuk do shuhen asnjëherë.

Këngëtarja gjithmonë ka shprehur hapur se kishte rënë në dashuri me një mashkull, identitetin e të cilin e zbuloi padashje.

Në një moment, u duk sikur Fifi e Xhulio Tabaku ishin bashkë dhe të lumtur. Por brenda pak kohësh, ajo deklaroi se ishte single ndërsa dashuria e saj u fejua me tjetër.

© Panoramaplus.al