Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ka ngritur dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me mashkullin misterioz, të cilin zgjodhi të mos e bënte publik në rrjete sociale.

22-vjeçarja publikoi mbrëmë në llogarinë e saj në Instagram disa thënie, me anë të të cilave shprehte zhgënjimin që kishte përjetuar nga një person, si dhe nevojën e një përqafimi.
“Njerëzit gjejnë kohë për ata që duan të gjejnë. Njerëzit u shkruajnë dhe u përgjigjen atyre që duan t’u flasin. Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në thënien e parë.

Ndërsa në të dytën, shkruhet: “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”.

Disa javë më parë, ish-konkurrentja e programit të dashurisë deklaroi se ka nisur një lidhje për herë të parë dhe se është shumë e lumtur.
“Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon”, shkroi gjatë një bisede virtuale Loci.

Vendimi për të mos e bërë publik partnerin e saj ngriti dyshime se Sindi në të vërtetë nuk është në një lidhje dashurie dhe se gjithçka po e bën për vëmendje. Loci që në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë pasi u deklarua si një “vajzë e virgjër” gjatë hyrjes së saj në program.


