1 Nëntor, 2021

“Kam menduar vetëvrasjen!”/ Aktori Will Smith rrëfehet pa dorashka: Zbulova shumë gjëra për veten kur…


Aktori Will Smith pranoi se ka menduar të kryejë vetëvrasje gjatë regjistrimit të një serie në “YouTube” rreth fitnesit dhe humbjes së peshës. Gjatë pandemisë, artisti i habiti të gjithë kur tregoi se sa shumë kishte ndryshuar trupi i tij për shkak të kilogramëve të tepërt, shkruan “Page Six”.

will smith

Ky filloi si një udhëtim për të arritur formën më të mirë të jetës sime,“- tha aktori në trailerin e “Best Shape of My Life”, në të cilin ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë.

Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeç dhe Jaden, 23 vjeç.

will smith (2)

Smith thotë në trailer se filmimi i shfaqjes bëri që ai të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten.

Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po arrija formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Zbulova shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar vetëvrasjen,”- tha ai.

Nuk është e qartë se kur aktori i pati këto mendime vetëvrasëse. Megjithatë, kjo do të sqarohet kur të publikohet seriali, premiera e të cilit do të jepet më 8 nëntor.

will smith (3) will smith (1)

© Panoramaplus.al