5 Shkurt, 2020

“Kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi…”, moderatorja e njohur tregon eksperiencën me diamantet


pjimage (91)

Fjodora Fjora ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Ftesë në 5” ku flitej rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme.

Si një prej gazetareve më “chic” të ekraneve shqiptare, Fjodora pranoi se diamantet dhe gurët e çmuar nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të asnjë gruaje, edhe pse, sipas saj, kujdesi estetik është po aq i nevojshëm.

Moderatorja i mëshoi fort faktit që bizhuteritë i japin peshë dhe prezencë personit që i mban, sidomos kur bëhet fjalë për evente të rëndësishëm.

“Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi… I prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty”, tregoi ndër të tjera ajo./tch

https://youtu.be/oNV6TZPfmwE

© Panoramaplus.al