Dikur një ndër këngëtaret më të komentuara, sot Rezarta Shkurta i është dedikuar plotësisht familjes dhe biznesit të saj.

Vitet e fundit emri i saj është përfolur gjatë në media për lidhjen e saj me Ermal Hoxhën, nipin e Enver Hoxhës.

Në rrjetin e saj social Instagram, Rezarta nuk heziton të mbajë të përditësuar ndjekësit me foto e video nga jeta personale.
Së fundmi ajo ka ndarë me to një të vërtetë që e ka mbajtur të fshehtë prej vitesh. Bëhet fjalë për emrin e saj.
“Kam gjithë jetën që mbaj një sekret dhe më në fund e ndjej se ka ardhur momenti ta ndaj me ju. Unë nuk quhen Rezarta, emri im i vërtetë është Natasha from Russia,”-është shprehur Shkurta në Instastory.
Mirëpo në story-n pasardhës ajo ka sqaruar se e gjitha kjo ishte një shaka bazuar në lajmet e fundit për spiunët rus në Shqipëri.

Kujtojmë që Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre një vit më parë. Pas 17 vitesh bashkë, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare.

Pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019.

Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie. Rezarta dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë në vitin 2013, kur mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.




