Një takim shumë intim mes dy konkurrentëve të Për’Puthen është transmetuar gjatë puntatës së sotme. Bëhet fjalë për Iriada Shahllarin dhe Bledi Beqirin, të cilët ishin shumë të afërt në takimin e tyre, duke shkaktuar shumë diskutime edhe në studio.

Të ulur përballë një pishine ata konsumuan verë duke bërë batuta porovokuese.
“Do të doja të rrija këtu gjithë natën”, u shpreh Ada gjatë bisedës. Nga ana tjetër Bledi pas ii dhuroi një puthje në kokë i iu drejtua kameramanëve: “Fikini kamerat”.

Takimi i diskutua shumë edhe në studio ku Bledi u pyet për një koment që ka bërë ku është shprehur se ka “fantazi seksuale për vajzat në studio”.
Biseda:
Bora Zemani: The se ke imagjinuar këtu për vajza të programit që ka kaluar limitet imagjinata…
Bledi: Edhe mund të kem imagjinuar.
Bora Zemani: E the “mund” për tu ruajtur këtu në studio? Për kë e the?
Bledi: Po se mbaj mend.
Arjon Muça: Ti mund të thuash edhe për të gjitha.
Bledi: S’kam turp as asgjë, të gjitha i kanë ata që ti kesh në imagjinatë, janë të kompletuara. Por që ta specifikoj njërën nuk e them.
Bora Zemani: Mos është ndonjë vajzë që nuk flet për momentin?
Bledi: Nuk po flas agjë.

Ndër të tjera ka ndodhur edhe një përplasje mes Efit edhe Adës pas takimit të kësaj të fundit me Bledin. Gjatë debatit Ada i tha asaj se ndien rivalitet ndaj saj, për këtë arsye reagon gjatë takimeve duke bërë mimika.
Debati:
Efi: Ku e ka parë një reagim nga ana ime dhe uën të ndiej rivalitet nga ty?
Ada: Në takim 4 minutësh.
Efi: Ku e pe? Çfarë bëra? Ti vetë shpike sikur kisha mimika.
Ada: Të ka kapur kamera nuk shpika fare.
Efi: Çfarë mimike? Si isha?
Ada: Nuk flas fare me tye.
Efi: Normal se as përgjighe nuk di të kthesh. Ti nëse do të më përmendësh mua do të marrësh përgjigje.
Ada: O gocë, dëgjo këtu pastaj (bën mimika me fytyrë)
Efi: Çfarë është kjo, këto shko bëji në rrugë
Ada: Kur kam ardhur unë këtu… ishte gjithë kohës (bën mimika) Nuk flas me ty “skip”
Efi: Ua ku e mësove këtë, do ma mëshosh edhe mua.

Kujtojmë se Bledi vendosi t’i japë fund njohjes së tij me Efin në Prime-in e së shtunës. Kjo gjë është diskutuar edhe gjatë puntatës së kësaj të marte, ku konkurrentja i tha se e ka “rënduar shumë pas atij veprimi që bëri”.
Opinionisti zyrtar i programit, Arjan Konomi u pezullua puntatën e kaluar për shkak të një debate që pati me një konkurrente, dhe sot u zëvendësua nga moderator Arjon Muça.
© Panoramaplus.al

