7 Prill, 2024

“Kam dy vite me të…”/ Ori Nebijaj konfirmon lidhjen e dashurisë, kush është mashkulli që i ka “rrëmbyer” zemrën opinionistes?


Opinionistja e “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj është shumë diskrete përsa i përket jetës së saj personale.

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, në studio deputetja ka konfirmuar për herë të parë romancën e saj të dashurisë.

Teksa po komentonte lidhjen e çiftit Heidi Baçi-Romeo Veshaj, deputetja mori si shembull lidhjen e saj, duke zbuluar kështu se prej dy vitesh është në një romancë.

“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo

Ndonëse Ori zbuloi se është një një lidhje, identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën ajo e mbajti të fshehtë.

© Panoramaplus.al