Boksieri Shkëlqim Bega është vënë përballë një pyetje pikante nga moderatori Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBV”.

Moderatori e pyeti konkurrentin se me cilën nga vajzat në shtëpi do të kishte dëshirë të lidhej, ndërsa Çimi fillimisht hezitoi të përgjigjej, më pas ai tha emrat e dy vajzave, Roza Lati dhe Erjola Doçi, por dëshira më e madhe është për këtë të fundit.
“Nëse do të doje të njihje më shumë njërën nga vajzat në shtëpi, cilën tip të vajzës do ta kishe pasur në sytë e tu?” e pyeti Meritoni.
“Do të kisha pasur dëshirë që të njihja një tip si Roza dhe si Erjola. Por do të zgjidhja Erjolën”, tha Bega.

“Erjola te ti e ka mendjen bobi”– u shpreh Meritoni duke qeshur me dy konkurrentët.
© Panoramaplus.al
