13 Korrik, 2023

“Kam dalë pak me mashkullin tim të preferuar”- Në zemrën e Jonida Vokshit, partneri moderatores zë vendin e dytë (Foto)


Moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi dy javë më parë janë bërë prindër për herë të dytë.

Në jetë erdhi një djalë të cilin çifti e kanë pagëzuar me emrin Ian.

Mesa duket Jonida të gjithë vemëndjen dhe dashurinë tani ia kushton të birit, duke lënë pas edhe Besnikun.

Këtë gjë e ka treguar vetë ajo teksa ka postuar në Instagram disa foto me Ianin dhe krahas tyre ajo ka bërë një shkrim emocionues.

Zemër @besnikkrapi, më fal po kam dalë pak me mashkullin tim të preferuar”, ka shkruar Jonida duke treguar që bashkëshorti i saj ka qenë mashkulli i preferua përpara lindjes së djalit të tyre, ku ky i fundit tashmë ia ka zënë ‘postin’.

Megjithatë duket që dyshja e duan të voglin dhe vajzën e tyre Emi më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë.

© Panoramaplus.al