24 Gusht, 2021

“Kam bo trup të frikshëm”- Visjan Ukcenaj tregon me një foto se si do të dukej trupi i tij me ‘photoshop’


Vitet e fundit, njerëzit përpiqen të duken sa më mirë në rrjete sociale e për këtë arsye i janë drejtuar programeve të shumta të editimit të fotove për të qenë sa më afër perfektes. Mirëpo, në disa raste ata edhe abuzojnë dhe ndryshojnë aq shumë, saqë i largohen pothuajse totalisht pamjes së tyre natyrale.

visjan ukcenaj (3)

Ditën e sotme, Visjan Ukcenaj publikoi një foto nga plazhi, duke qenë se aktori i humorit ka nisur pushimet verore. Mirëpo, ashtu si shumë të tjerë, edhe ai vendosi të bëjë një ndryshim në foton e tij.

Artisti ka përdorur photoshop në pjesën e barkut, të cilin e ka holluar shumë në mënyrë që ta vërë theksin tek shpatullat e gjera. Ai madje ka zmadhuar edhe muskujt e krahëve e ato të këmbëve, duke e bërë pamjen shumë surrealiste.

visjan ukcenaj (2)

Kam bo trup të frikshëm këtë vit. Vetëm hejtërat do thonë që është fotoshop”, shkroi Visjani krahas fotos.

Aktori mundohet të jetë aktiv në rrjete sociale ku publikon imazhe të ndryshme, përfshirë edhe ato familjare. Pak ditë më parë, ai tregoi se si reagon bashkëshortja e tij kur i kërkon të dalë me shokët. Ukcenaj publikoi një foto në të cilën shihej duke darkuar me partneren e ndonëse në pamje të parë mund të dukej një foto normale, nuk ishte kështu.

Jona Xhelilaj mban në dorë një pistoletë, duke nënkuptuar se “ligjin” në marrëdhënien e tyre e bën ajo.

visjan ukcenaj (3) visjan ukcenaj (4) visjan ukcenaj (1) visjan ukcenaj (15)

© Panoramaplus.al