9 Korrik, 2021

“Kam bërë dy herë botox dhe…”- Moderatori i njohur flet pa dorashka: Nuk kam turp ta them


Bledi Strakosha ka folur publikisht për botoxin që ka bërë në fytyrë, pasi siç thotë ai, “plakja është e pashmangshme”.

bledi strakosha (1)

Moderatori i njohur nuk e ka aspak problem që këtë gjë t’ia tregojë publikut, e për këtë arsye ditën e djeshme, ai ishte i ftuar tek “Rudina”.

bledi strakosha (4)

Pak javë më parë, në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i njohur i ekranit ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur për herë të dytë ka bërë botox, por pa e tepruar.

bledi strakosha (5)

Siç tregoi edhe ai vetë, ndërhyrja ka qenë fare e lehtë, pa ia prishur portretin dhe as mimikën që ka.

Gjatë bisedës në studio me Rudinën, Bledi tha se nuk e ka për turp ta tregojë edhe publikisht që ka bërë dy herë botox. Arsyeja ishte ndërhyrja në rrudhat e ballit dhe ato të syve.

bledi strakosha (3)

Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe tek sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve.

Më sugjeruan që t`i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës”, – tha Bledi duke theksuar që nuk do të bëjë asgjë që mund ta transformojë portretin e tij.

bledi strakosha (2)

© Panoramaplus.al