16 Gusht, 2023

“Kaloi limitet”/ U shfaq me fustanin e tejdukshëm gjatë premierës së “Barbie”, ekspertja e modës kritikon Dua Lipën


Dua Lipa rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Barbie”, i cili po bën bujë kudo. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan transparent duke zbuluar pjesët e saj intime.

Mirëpo së fundmi, një eksperte e njohur i modës ka dhënë opinionin e tij në lidhje me zgjedhjen e artistes kur vjen puna për në fushën e modës.

Sipas saj, këngëtarja duket se është pak e “humbur” kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj të stilit – veçanërisht për pamjen pothuajse nudo që ka zgjedhur për premierën e Barbie.

Tavia Sharp tha për ‘The US Sun’ se: “Dua Lipa dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe”.

“Ajo duket pak e humbur duke u përpjekur ta kuptojë stilin e saj me disa prej këtyre stilistëve. Ato duken kudo, këto veshje,” tha ajo.

“Audienca e saj janë vajza të reja, është pothuajse e tepërt, sepse në të vërtetë nuk e kam parë në ndonjë gjë kaq të qartë. Ajo ka veshur gjëra që përqafojnë trupin. Por kjo është më zbuluese se sa e kam parë ndonjëherë. Mendoj se shkoi pak larg kësaj here”, u shpreh ekspertja.

Sharp mendoi se ajo mund të përpiqej të jepte mesazhin: “Unë mund të vesh çfarë të dua dhe ju mund të mendoni se jam seksi apo çfarëdo gjë tjetër, por unë kam të drejtë të vesh atë që dua”.

 

© Panoramaplus.al