7 Tetor, 2019

Kajan 1 vjeç, ja urimi i ëmbël i mami Ajolës


Data 6 tetor është një datë e rëndësishme për Ajola Xozen dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliajn. Djali i tyre, Kajan mbushi 1 vjeç.

Në morinë e madhe të urimeve, urimi për i bukur dhe më i ëmbël për Kajan ka ardhur nga mami Ajola. Ajo vendosi që përmes një fotoje të poshtuar në ‘Instagram’ ku është në orët e fundit të shtatzanisë, t’i bëjë djalit të saj një urim mjaft të veçantë:

“Kjo foto është marë më 5 tetor 2018, në muajin e 10 të shtatzënisë, 14 orë para se të vinte në jetë Kajan, kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqindmijë yje vezullues”: ka shkruar Ajola në dedikimin për të voglin e saj, Kajan.

© Panoramaplus.al