Princi Harry humbi betejën e tij me gazetën amerikane “Mail”. Mosmarrëveshja lindi vitin e kaluar pasi Duka i Sussex publikoi një foto në Instagram dhe gazeta pretendoi se ai mashtroi me qëllim miliona ndjekës të tij.

“Ankesa nuk u pranua,”- thuhet në vendimin e monitoruesit të shtypit në Britani, Independent Press Standards Organization.
Gazeta britanike “Mail” pretendoi se kafshët e egra në fotot e postuara në Instagram nga Harry ishin të droguara dhe të lidhura.
Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II publikoi foto të marra nga jeta e egër afrikane në rrjetin social për të shënuar Ditën e Tokës.
Por Mail raportoi prillin e kaluar se fotot nuk kishin zbuluar historinë e plotë.

Tabloidi tha se kafshët ishin droguar dhe se foto e një elefanti në Malawi ishte modifikuar për të mos u treguar një litar rreth këmbëve të tij të pasme.
“Të droguara dhe të lidhura … atë që Harry nuk ju tha për fotot frymëzuese të jetës së egër,”– shkruhet në titullin e artikullit.

Prince Harry tha se lajmi ishte i pasaktë dhe se Mail po mashtronte qëllimisht publikun për të treguar se ai i kishte kapur fotografitë në rrethana të rrezikshme.
Ndërsa shtoi se kafshët po zhvendoseshin si pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e tyre.


