Ka vetëm një ditë që ka ardhur në jetë, por e vogla Hana ka llogari të saj në rrjetin social “Instagram”.

Ka qenë mami Loredana ajo që ka dhënë lajmin për fansat e saj. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregon profilin zyrtar të vajzës, në mënyrë që ndjekësit t’i bëjnë follow .

E në pak kohë, vogëlushja ka mbi 28 milionë ndjekës. Ndërkohë, fotoja e saj e parë e publikuar në “Instagram” është ajo me babin Mozzik, i cili po merr një sy gjumë me vajzën në krahë.

“Dita e parë me Babin”, shkruhet bashkëngjitur në të. Hapja e një llogarie në emrin e Hana-s i ka habitur të gjithë fansat, të cilët shkruajnë: “Dje lindi, sot u bë e famshme!”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
