Selena Gomez mund të jetë njeriu i katërt në botë më e ndjekur në Instagram, por ajo do të dëshironte që rrjeti social të mos ekzistonte fare.

Këngëtarja dhe aktorja 27-vjeçare është një nga personat më të ndjekur në platformë me 167 milion fansa.
Por mendon se aplikacioni për publikimin e fotove i ka bërë shumë presion njerëzve për tu dukur njësoj dhe jo që të tregojnë atë që i bën unik.
Kur u pyet nëse do dëshironte një buton për ta hequr qafe tërësisht Instagramin, ajo tha: “Mendoj se shumë njerëz do mërziten me mua që po them po.”
Ndërsa më pas shpjegoi: “Nëse do të gjeja një ekuilibër do ishte e mrekullueshme por unë do gënjeja nëse do thoja që nuk po shkatërron një pjesë të brezit im, identitetin e tyre.”
Ajo tha se kjo ka qenë një nga arsyet pse e quajti albumin e saj të fundit “Rare” ose e veçantë.
“Kjo është një nga arsyet pse albumin e quajta Rare sepse ka kaq shumë presion për tu dukur njësoj si të tjerët,”- shtoi Selena.
Këngëtarja vendosi të merrte një pushim prej 2 vitesh nga Instagram dhe Twitter në 2018.
Ndërsa pranoi se ishte i frikshëm rikthimin në mediat sociale.
“Ishte e frikshme të rikthehesh sërish. Katër ditë e parë i thosha vetes: ‘Jo, nuk ka asnjë mundësi që ta bëj këtë’. Tani futem në Instagram vetëm kur e ndjej se kam nevojë pastaj bëj log out, nuk kaloj kohën duke eksploruar apo duke parë diçka tjetër,”- tha Selena.
Kohët e fundit Gomez pranoi se ndihej shumë më e lumtur kur nuk përdorte mediat sociale.


