Opinionistja, Balina Bodinaku, ka sqaruar njëherë e mirë konfliktin virtual që pati me Beatrix Ramosajn disa ditë më parë.
Këngëtarja bëri publike në profilin e saj një bisedë të zhvilluar në Instagram, me opinionisten e BBBVIP”, ku ajo i shkruan se një shoqe i ka thënë që ish-banorja gjendet në Dubai me të dashurin e saj, ndërsa kjo e fundit e akuzoi Bodinakun për shpifje.
E ftuar në “Shqipëria live”, Balina ka treguar se deri më tani nuk ka ka pasur asnjë kontakt me këngëtaren, ku shtoi se ajo ishte e hapur për të pasur një sqarim me të.
“Jo nuk kam pasur asnjë komunikim me Beatrix-ën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën nuk ishte një komunikim me Beatrix. Sigurisht që unë do kisha pritur fillimisht që të kishte patur një komunikim. Kushëdo që e ka bërë unë nuk dua ta besoj dhe dua ta shikoj Beatrix-ën jashtë kësaj gjëje. Në të njëjtën mënyrë siç më ka implikuar mua e ka implikuar dhe atë. Megjithatë unë nuk kam patur një komunikim me atë. Nëse ajo do ta donte pse jo, por në këtë pikë gjërat që kisha për t’i thënë ia kam thënë. Besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar që ka qenë një situatë më shumë e shtisur sesa ç’duhet”, u shpreh ajo.
Gjithashtu opinonistja komentoi në lidhje me postimin e fundit të Beatrixës ku mesa duket ka treguar se ajo dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila nisi brenda shtëpisë së famshme.
“Ky është problemi sepse të gjitha gjërat lëshohen dhe lihen aty në rrjet të hapura për komente. Gjërat që lihen për interpretim i lëmë ashtu.”- tregoi Balina.


