6 Tetor, 2022

Ka qenë i lidhur me disa nga super yjet e Hollywood, por çfarë ka kaq të veçantë Pete Davidson? E tregon Kim Kardashian


Që gocat e Hollywood ‘vdesin’ për Pete Davidson kjo dihet tashmë. Komediani ka qenë në lidhje me disa nga vajzat më të njohura në botë si Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley, Kim Kardashian.

Por, çfarë e bën atë kaq tërheqës? Përgjigjen na e dha Kim, e dashura e fundit e aktorit.

Në episodin e fundit të ‘The Kardashians’, ajo u shfaq në Milano me miqtë Tracy Romulus, Chris Appleton dhe Mario Dedivanovic. Për çfarë po blinte Kim? Një dhuratë për të dashurin e saj të atëhershëm.

Kim jo vetëm që gjeti një dhuratë për Pete, por ajo gjithashtu u tregoi shikuesve se si e shihte yllin e ‘Saturday Night Live’ dhe historitë e tij të lidhjeve me yje të ndryshëm.

“Pete ka zemrën më të mirë,” tha ajo gjatë një rrëfimi. “Njerëz kanë këtë ide se ai shoqërohet me të gjitha këto vajza të nxehta. Dhe ai shoqërohet në fakt. Por, ai është thjesht personi më i ëmbël dhe i kujdesshëm.”

Kim shtoi: “Dhe unë jam këtu në Milano dhe mendoj për të, kështu që thjesht dua ta marr një dhuratë të vogël.”

41-vjeçarja kaloi pak kohë duke zgjedhur dhuratën perfekte. Gjatë episodit, Kim pa një palë atlete shumëngjyrëshe ‘Nike Air Force 1’. Por ajo vuri në dukje, “Unë nuk mendoj se ai është si një djalë i ‘Air Force 1′”.

Kështu, ajo i mori një kapele bejsbolli të New York Yankees bardh e zi.

Bëhet e ditur se këto pamje nga Milano janë filmuar në muajin shkurt, kur Kim dhe Kendall Jenner ishin në Milano për një sfilatë mode për ‘Prada’. Dhe që atëherë, statusi i marrëdhënies së Pete dhe Kim, e cila zgjati nëntë muaj, ka ndryshuar. Në gusht, Kim dhe Pete u ndanë.

Në atë kohë, burimet treguan se lidhja në distancë dhe oraret e tyre të ngjeshura “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.

Që nga ndarja e tyre, Kim tregoi në një intervistë me Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest se me çfarë mashkulli e sheh veten këto ditë: “Absolutisht asnjë”.

“Unë thashë më parë, ndoshta duhet të përpiqem të takohem me një mjek ose një shkencëtar ose diçka tjetër,” shtoi ajo. “Pra, një grup avokatësh, shkencëtarësh dhe mjekësh kanë arritur, thjesht nuk jam gati.”

 

© Panoramaplus.al