
E ftuar në ‘Trotuar’, Zhaku tha se ka qenë një eksperiencë e vështirë për të por që ia ka vlejtur.
Sa je kërcënuar në këtë eksperiencë?
“Jashtëzakonisht shumë, ka qenë e vështirë si eksperiencë por dhe e bukur ia vlejti”.
Kujtojmë se ish-opinionistja foli gjithashtu lidhur me deklaratën për çiftin Kiara- Luiz se dëshironte të shihte seks brenda Big Brotherit.
“Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, të binte në grackë bëra këtë deklaratë që ajo të tregonte të vërtetat”.
Ndërsa e pyetur nëse ka pasur përplasje me Kiarën apo familjarët e saj, gazetarja u shpreh:
“Jo, nuk kam pasur përplasje me të, por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë që janë ndalur dhe i është kërkuar llogari për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë”.


