Konkuretja e “Big Brother Vip Kosova”, transgjinorja Edona James së fundmi ka bërë një rrëfim prekës mbi të kaluarën e saj.

Teksa po bisedonte me vajzat, ajo tregoi se në moshën 21-vjeçare i dashuri i saj me të cilin ajo bashkëjetonte prej 2 vitesh ka kryer vetëvrasje si pasojë e keqtrajtimit të saj.
“Mike ka qenë dashuria ime më e madhe. E kam gjetur të varur në mëngjes. Unë kam qenë 21-vjeçe dhe më ka dashur shumë por un kam qenë e re dhe s’kam dittur shumë. Kemi qenë të fejuar për dy vite. Një ditë kemi debatuar sepse unë e lashë punën për tre muaj dhe s’kishim lekë që të blenim gjëra dhe i kam thënë ti s’ke lekë që t’më mbash mua. Fillova prapë punën dhe kur u ktheva në shtëpi e gjeta të varur.”– tha banorja.
© Panoramaplus.al

