Moderatorja e njohur, Elita Rudi, që prej lindjes së djalit i është përkushtuar vetëm atij, duke u larguar nga skena si prezantuese.

Në një dalje të saj publike, Elita ka zbuluar se e ushqen Zërin me qumësht gjiri, por mesa duket ky proces po i shkakton moderatores disa probleme.

Teksa ka vendosur që të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj të shumtë, dikush e ka pyetur atë nëse po i bien flokët për shkak se po i jep gji të voglit.

Elita si një personazh shumë e afërt me publikun është përgjigjur sinqerisht: “Oh po breee, qetash që 1 muaj kanë fillu, a ka dikush naj këshillë qka me bo me paranalu ramjen?”.

Gjithashtu fansat e saj janë kuriozë të dinë se kur do të rikthethet në televizion, pasi ajo u mungon atyre. Elita u ka thënë se shumë shpejt do të kenë mundësi që ta shohin sërish në ekran, duke zbuluar se rreth muajit shtator-tetor do të kthehet në punë.
© Panoramaplus.al
