9 Shtator, 2023

“Ka një vlerë sentimentale për të”/ Gorge Clooney nxjerr në shitje vilën luksoze për shumën marramendëse


Aktori i njohur George Clooney dhe gruaja e tij, Amal Clooney kanë nxjerrë në shitje vilën e tyre luksoze në Liqenin Como për një shumë marramendëse prej 100 milionë eurosh.

Shitja shënon fundin e një epoke për çiftin, pasi kjo rezidencë ka një vlerë sentimentale pasi aty dyshja patën takimin e tyre të parë.

Thashethemet se George Clooney do të shiste ‘Villa Oleandra’ kanë qarkulluar prej vitesh. Raportet u shfaqën për herë të parë në vitin 2010, duke shkaktuar vëmendjen e vazhdueshme të paparacëve në zonë për shkak të pranisë së aktorit.

 

Në vitin 2015, pak pas martesës së tij me avokaten Amal Clooney, këto thashetheme u rishfaqën, duke lënë të kuptohet se George po mendonte ta shiste vilën për t’i shpëtuar syrit të mediave dhe turistëve.

Aktori 62-vjeçar e bleu fillimisht vilën nga familja Heinz (pronarët e Pittsburgh Steelers) për 7 milionë dollarë në vitin 2002. Nëse prona shitet diku afër çmimit të kërkuar, kjo do të nënkuptonte një fitim të konsiderueshëm për aktorin.

Historia e dashurisë së çiftit filloi kur Amal vizitoi këtë residence të George në vitin 2013, të prezantuar nga një mik i përbashkët. Romanca e tyre çoi në martesë vetëm një vit më vonë, në 2014-ën.

© Panoramaplus.al