27 Qershor, 2019

“Ka një Romeo në jetën tënde?”, Jonida Maliqi flet për herë të parë:  Jam e lumtur


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë rreth fjalëve se ajo është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

Së fundmi, Jonida ka dhënë një intervistë për revistës “Class”, ku është shprehur se momentalisht është shumë e lumtur.

Edhe pse nuk dha shumë informacione rreth jetës së saj private, këngëtarja nuk e mohoi lidhjen e shumëpërfolur që u konfirmua pak ditë më parë pas publikimit të një videoje mjaft intime.

“Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?”, u pyet Jonida.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”, iu përgjigj këngëtarja.

Ndërkohë pak ditë më parë, MCN Radio Albania”, publikoi një foto të dyshes teksa ndodheshin në pishinë të përqafuar, duke kaluar disa momente vërtet romantike.

© Panoramaplus.al