Aktorja Olta Gixhari i dha fund qëndrimit në shtëpinë e BBV, 3 muaj pasi ishte bërë pjesë e spektaklit.

Sipas aktores malli për djalin, Amar, ishte arsyeja e këtij vendimi pasi s‘mund tė qëndronte më larg tij.
Motra e saj, Gerta Gixhari ka rrëfyer në Top Albania Radio se çfarë po ndodh me Oltën pas daljes nga shtëpia. Ajo tregoi se aktorja ka nevojë të shkëputet nga rrjetet sociale dhe është ende në Shqipëri.
Ndërsa theksoi se „Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij“.
Gerta Gixhari: Olta ende nuk është angazhuar në rrjetet sociale sepse në të kundërt do të bënte ndonjë reagim. Është ende në Shqipëri. Ka nevojë të shkëputet totalisht nga rrjetet sociale, nga njerëzit dhe nga e gjithë kjo zhurma e madhe.
Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij.
Olta menjëherë pasi la spektaklin bëri intervistën dhe erdhi te shtëpia ime, kisha prindërit aty. Ata nuk dinin gjë që Olta do të dilte, unë e mora vesh një ditë para. Ata mendonin se kishte dalë dhe do të rikthehej sërish.
Biseda e parë më Oltën ishte që më pyeti nëse bëri mirë që mori atë vendim. I kanë munguar shumë pohimet dhe mohimet e mia.
I thash mjafton që ti të jesh rehat, ke qenë e vendosur dhe më mbrapa nuk pse e mendon. Kishte ditë që e mendonte, ishte shumë e vendosur dhe unë e miratova.
Nëna jonë e respektoi vendimin sepse shikon shumë anën familjare. I thonte nga ekrani që dil Olta sepse prioritet është djali.
Babai nuk ra dhe aq dakord, tha që ishte më mirë të shkonte deri në fund, ishte në një pikë të fuqishme të lojës, pra ishte paksa kundra daljes së Oltës.
Kur erdhi Olta në shtëpi, e kemi gdhirë deri në orët e para të mëngjesit. Më shumë ishim si dëgjues sepse Olta kishte nevojë të shprehej.“
© Panoramaplus.al

