25 Korrik, 2022

“Ka ndryshuar fenë!” Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për varësen në formë kryqi


Në vendin tonë dhe Kosovë feja dhe çdo detaj që lidhet me të është një temë delikate, shumë e diskutuar dhe që merr vëmendje të madh. Mjafton edhe një varse, një këngë, një mendim që të nisin menjëherë interpretimet.

“Ka ndryshuar fenë”- kështu u shkrua për Dafina Zeqirin në disa media në Kosovë pasi kjo e fundit u shfaq me një varse në formë kryqi.

Këngëtarja publikoi disa foto ku shihej e veshur me një palë pantallona të gjata, një crop-top dhe një këmishë të zezë. Megjithatë, fokusi u vu mbi varsen e saj të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryq, me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash.

Kjo bëri që të ketë një sërë shkrimesh në mediat online duke thënë se ka ndryshuar fenë. Gjë e cila nuk ka kaluar pa një reagim nga artistja, e cila në një postim në Instastort shkruan: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Çfarëdo që vë në qafë, vesh, e bëj për qejf”.

Artistja, e cila është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë, do ta shfaqet së shpejti edhe në rolin e aktores në një film. Dafina do të marrë pjesë në filmin “Adnan Kafazi”, i cili është pjesa e tretë e filmave të mëhershëm, “Zonjusha” dhe “Diamanti”. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Dafina është një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi”, e ka një super rol dhe e ka qarë. Jemi të lumtur që na është bashkangjitur në film. Rrini gati”, shkruante aktorja krahas disa fotove me Dafina Zeqirin.

© Panoramaplus.al