30 Janar, 2022

Ka munguar në emision/ Bora Zemani tregon si është gjendja e saj shëndetësore: Me 40 temperaturë, çfarë s’po qarkullon në..


Moderatorja, Bora Zemani e ka pasur të pamundur të prezantojë në emisionin “Për’puthen” për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore . Ana Lleshi dhe Elona Duro kanë qenë ato të cilt kanë moderuar spektaklin.Bora ka treguar nëpërmjet disa story në ‘Instagram’-in e saj se ndodhet në shtëpi duke marrë mjekime. Moderatorja u shpreh se gjatë këtyre diteve ka pasur tempëraturë të lartë, por tani gjendja e saj mesa duket ka filluar të përmirësohet. Ajo i ka këshilluar miqt e saj të tregojnë kujdes  në këto kohë virozash.

“ Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju falenderoj shumë për mesazhet dhe kujdesuni për veten se çfarë nuk po qarkullojnë këto kohë. Ju puth fortë, kështu nga larg që të mos ju ngjis ndonjë gjë”.- u shpreh Bora.

© Panoramaplus.al