12 Dhjetor, 2022

“Ka më shumë operacione se sa këngë”/ Pasi e ‘talli’ publikisht, Tayna nuk kursehet në diss-in e fundit për Feron: Bëj para sa herë han dajak…


Duket se lufta mes Feros dhe Taynës është haupr sërish dhe kjo për faktin se reperja ka publikuar së fundmi një ‘freestyle’ ku shihet se ka bërë shumë ‘diss’-e ku mes tyre është dhe reperi.

Ndonëse artistja nuk përmend emra, duket qartë se i drejtohet Feros dhe këtë  gjë e kanë vënë re dhe fansat e saj.

 “…shoferi kur m’i bjen n’mercedes po knon si mero, unë pare boj për çdo ditë, pra sa herë han dajak **** (pe dini)….”- thuhej në vargjet e Taynës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Kujtojmë se reperi nga Kosova, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, realizoi disa muaj më parë një live në TikTok së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun. Gjatë bisedës ky i fundit u shpreh se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri,”-dëgjohej të thoshte reperi duke qeshur. (Kliko këtu)

Më pas në mënyrë indirekte erdhi dhe përgjigja e Taynës e cila ripostoi në InstaStoryn e saj një thënie në anglisht ku lexohej:

“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”.

 

 

© Panoramaplus.al